Lajme

Flet ish spiuni rus, tregon metodat e KGB-së për destabilizim të vendeve

Autori: Halil Berisha 14:20 | 03 August 2020

Mediat shpesh si me apo edhe pa vetëdije bëhen pjesë e agjendave të shërbimeve sekrete.

E këtë gjë shumë mirë e ka shfrytëzuar KGB ruse, ish-shërbimi sekret i Bashkimit Sovjetik, shkruan gazeta Infokus.

Jack Barsky, ish-spiun i kësaj agjencie famëkeqe për CNN, ka treguar metodat që i përdornin për të i destabilizuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

-Advertisement-

Një nga metodat më të shpeshta janë edhe furnizimi me dokumente të falsifikuara por në dukje si origjinale nëpër media të ndryshme, të cilat më pas bëheshin lajme të mëdha.

E kjo metodëd tash është bërë edhe më e lehtë të shfrytëzohet nga këto shërbime, sidomos tash në kohën e rrjeteve sociale, shkruan gazeta Infokus.

“KGB me shumë kujdes falsifikonte dokumente që dukeshin sikur të lëshuara nga Qeveria amerikane, kryesisht që i implikonin SHBA-të me teori të rënda konspirative. Këto falsifikime më pas i ipeshin ndonjë gazetari bashkëpunëor, shpesh nëpër media të ndryshme nëpër qoshe të botës. Më pas kjo botohej sikur lajm e me pak fat ajo merrej edhe nga mediat e mëdha”, ka thënë Barsky.

Ndërsa, Oleg Kalugin, tjetër agjent i KGB-së që ka jetuar si i infiltruar në SHBA, në librin e tij “Spymaster”, tregon se si KGB ka paguar amerikan që të bëjnë shenjat naziste “Sëatiska” nëpër objektet fetare në Uashington dhe Nju Jork. Kjo taktikë ishte përdorur me qëllimin që të rrisin tensionet brenda SHBA-ve dhe t’i japin material mediave të kontrolluara nga Bashkimi Sovjetik që të krijojnë storje për t’ua treguar rusëve për vendin e tyre armik.

E këto taktika si duket po përdorën edhe tash madje në intensitet edhe më të madh.

Në një hulumtim që ka bërë Këshilli Atlantik me kompaninë hulumtuese online “Graphika”, tregohet se si një grup i dyshuar rus ka shpërndarë dokumente të falsifikuara online në vitet e kaluara, raporton CNN, shkruan gazeta Infokus.

Këtu përfshihet edhe një letër e falsifikuar që thuhet se ishte nga një senator i SHBA-ve dhe një tjetër nga Komiteti i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë.

I njëjti grup besohet se ishin mbrapa Tëeet-it të senatorit “Marco Rubio”, që thoshte se agjenci spijunazhi nga Britania planifikonin që të prishnin kampanjat zgjedhore të kandidatëve republikanë. Ky postim i falsifikuar ishte raportuar si i vërtetë nga RT, media që kontrollohet nga shteti rus.

Deri tash nuk ka ndonjë fakt që i lidh grupin në fjalë me këtë media, por që këta të fundit asnjëherë nuk kërkuan falje dhe nuk thanë që lajmi ishte i falsifikuar, shkruan gazeta Infokus.

Ndërsa, tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur edhe këtë muaj, ku qeveria Britanike, ka deklaruar që janë thuajse të sigurtë që rusët kanë tentuar të ndikojnë në zgjedhjet e vitit 2019, duke publikuar dokumente që kanë të bëjnë me marrëveshje në mes të Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në platformën sociale Reddit.

Dokumentet më pas u mbajtën nga partia kryesore opozitare në këtë vend, Partia Laburiste, të cilët pavarësisht që nuk e dinin origjinën, u bënë bazë për akuzat e tyre ndaj Kryeministrit Boris Johnson duke thënë që ka dashur t’i shes pjesë të Shërbimit Nacional të Shëndetësisë kompanive amerikane.

Se Rusia kishte gisht edhe në hakimin dhe publikimin e emaileve të kandidates Hillary Clinton në zgjedhjet Presidenciale të vitit 2016 e ka thënë edhe hetimi i këshilltarit të veçantë Robert Mueller dhe komuniteti i Inteligjencës amerikane. Shumë media, duke përfshirë edhe CNN në këtë vit raportuan për këto emaile dhe i publikuan ato, duke u thirrë në interesin publik.

Rusia ka mohuar përfshirjen në këtë gjë, shkruan gazeta Infokus.

E nëse gazetarët nuk bien në karremin e agjencive sekrete, interneti lejon krijimin edhe të gazetarëve falso. Në vitin 2016, Inteligjenca Ushtarake Ruse, GRU, krijoi një profil falso me emrin “Alice Donovan”, thuhet në hetimin e Robert Mueller dhe se Donovan besohet që ka postuar artikuj në në faqe të pavarur e të famshme amerikane.

E derisa shokët e ish-spiunit Kalugin nga KGB paguanin amerikanë për të bërë shenjat Sëatiska, interneti e ka lehtësuar këtë punë, shkruan gazeta Infokus.

Në vitin 2016, rusët duke u paraqitur si aktivistë amerikanë online, kanë rekrutuar madje edhe amerikanë të vërtetë që t’iu ndihmojnë për të organizuar protestë në qytete të ndryshme për zgjedhjet presidenciale.

Në një rast ë njohur, grupe ruse kanë ndihmuar të organizojnë dy protesta të kundërta e të ndodhin në të njëjtin vend ntë Texas. Imazhet që dolën nga protesta më pas u përdorën për të shtyrë agjendat ruse.

E ndikime të këtij llojit thuhet që ka pasur edhe në protestat e fundit masive anëembanë SHBA-ve, për vdekjen e George Floyd, shkruan gazeta infokus.

Një profil në Tëitter, në emër të Antifa, aktiviste e ekstremit të majtë, thirri për dhunë në rrugët e amerikës. Më pas ky postim u përdor nga djali i Presidentit amerikan, Donald Trump, Donald Trump Jr. të shkruaj e akuzoj Antifa-n si të rrezikshme.

Më pas u vërtetua se ky profil nuk ishte i Antifa-s, por i ekstremistëve racistë të bardhë që synonin të krijonin kaos./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera