Lajme

Flet ish-ministri i FSK-së, Agim Çeku për dokumentin e Thaçit me NATO-n

Autori: A.H 18:02 | 26 February 2020

Ish-ministri i FSK-së, Agim Çeku, i cili këtë pozitë e mbajti në kohën kur ish-kryeministri Hashim Thaçi nënshkroi një dokument me NATO-n për aktivitetet e FSK-së në veri të Kosovës, ka folur ekskluzivisht për gazetën inFokus, në lidhje me përmbajtjen e dokumentit.

Sipas Çekut, dokumenti i publikuar këtë të martë nga Albin Kurti, i cili e cilësoi si sekret, nuk është diçka e re.

Madje, Çeku shtoi se për këtë dokument ishte në dijeni sa ushtronte detyrën e shefit të FSK-së.

-Advertisement-

“Unë kam qenë në dijeni për këtë dokument, por nuk e kam parë, dokumentin na ka komunikuar KFOR-i dhe na ka treguar se si do të veprohet”, ka thënë Çeku, për Gazeten inFokus.

Çeku, ka thënë që nënshkrimi i marrëveshjes ishte kërkuar nga vet NATO e jo nga Hashim Thaçi.

“Jo, dokumentin nuk e ka kërkuar që ta nënshkruaj Hashim Thaçi, kjo ishte kërkesë e vet NATO-s”.

Ndërsa, ai gjithashtu shtoi se ky dokument është i tejkaluar, pasi tashmë FSK ka rol të ri, pas votimit të tre ligjeve në Kuvendin e Kosovës, të cilat e transformojnë në ushtri.

Çeku thotë se raportet me NATO-n nuk mund të dëmtohen pavarësisht publikimit të Kurtit dhe se dokumenti në fjalë nuk kishte nevojë që të shkoi në kuvend për ratifikim, pasi nuk e ka karakterin e marrëveshjes.

“Kjo nuk është marrëveshje, është dokument, është zotim i Hashim Thaçit, kësisoj nuk kishte nevojë që të shkonte në Kuvendin e Kosovës për ratifikim”, përfundoi Çeku./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera