Lajme

Flet i akuzuari në rastin “Veteranët”

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 14 March 2019

Sot është mbajtur seanca e dytë fillestare në rastin “Veteranët” pas dështimit të asaj të parës.

10 të akuzuarit në këtë rast, duke përfshirë Agim Çekun, Rrustem Berishën e Shkumbin Demaliajn janë deklaruar të pafajshëm për akuzat të cilat u vihen në barrë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në këtë seancë munguan edhe dy të akuzuar të tjerë, Ahmet Daku e Xhavit Jashari.

-Advertisement-

Për këta të dy, Gjykata Themelore e Prishtinës ka veçuar procedurën penale, ndërkaq që Prokuroria ka kërkuar urdhër-arrest për sjelljen e tyre në Gjykatë.

Gjykatësja Nushe Kuka-Mekaj, ka thënë se i akuzuari Xhavit Jashari, ka qenë i njoftuar në mënyrë të rregullt, por personi me emër Ramiz Rama, më 12 mars 2019, i ka dorëzuar gjykatës kërkesën me arsyetim për mungesën e tij në seancën e së enjtes.

Në kërkesë thuhej se i akuzuari Jashari ka udhëtuar në Austri, pasi një familjar i tij ka qenë me probleme shëndetësore.

Ai ka thënë se ndodhet në Slloveni për një rast familjar.

“Ndodhem në Slloveni për një rast familjar”, ka thënë shkurt Jashari kur është pyetur nga lajmi.net se pse ka munguar në seancën fillestare në rastin “Veteranët”.

Listës së personave të akuzuar i prinë Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Nga provat e siguruara deri më tani, nga Prokuroria Speciale e Kosovës dyshohet se nga fryrja e listave të veteranëve, buxheti i shtetit është dëmtuar për mbi 68 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera