Fokus

Flet hoxhë Fatmir Latifaj pasi me Shefqet Krasniqin vizituan familjet Mehmeti e Rafuna, “Falja është në traditën Shqiptare e jo hakmarrja”

Autori: Halil Berisha 11:46 | 11 September 2019

Më 5 shtator, një tragjedi në Prishtinë tronditi të gjithë Kosovën.

Aty, në lagjën Mati 1, pas një kacafytje mes dy familjeve Rafuna e Mehmeti, mbetën të vrarë nga një person për familje dhe dy të tjerë të plagosur, shkruan gazeta inFokus.

E pesë ditë pas kësaj, dy hoxhallarët, Fatmir Latifaj dhe Shefqet Krasniqi, vizitua të dy familjet në Prishtinë.

-Advertisement-

Mirëpo, vizita nuk ishte vetëm për kryeshnosh. Aty, dy hoxhallarët shkuan me një mision, pajtimin mes dy familjeve.

E imami nga Mitrovica, Fatmir Latifaj, në një prononcim për gazetën inFokus, japi detaje nga kjo vizitë.

“Ne ishim dje tek dy familjet të cilat vërtetë veprimet e të dy familjeve e tronditën tërë opinionin shqiptar, falë zotit që ajo tragjedi nuk shkoj më gjatë, përkohësisht është ndërpre, jemi të interesuar me ja vendos kapakun këtij rasti të rëndë e të vështirë, sa më gjatë vazhdon, nuk kontribuon në stabilitetin e asnjërës familje e as të proceseve që po shkon vendi. Ne mirremi me pajtime, mision i joni që ja kemi vendos obligim vetës tonë, e mijëra raste i kemi pajtu e përafru e hap një faqe të re të raporteve të familjarëve”, tha Fatmir Latifaj.

Tutje, Latifaj shtonë se pritja nga të dy familjet ishte mbresëlënëse dhe se do të vazhdojnë pavarësisht vështirësive që të shkojnë deri në fund e të shtrihet dora e pajtimit.

“Morrën një iniciativë me shku aty, pritja e tyre ishte mbresëlënëse edhe tek familja Mehmeti e edhe tek familja Rafina, na pritën mirë, ne i treguam se është iniciativë personale pasi populli shqiptarë e ka pas traditë faljen e jo hakmarrjen, për shkak se këto janë prapambeturi e zakone që e pengojnë progresin e popullit Shqiptar. E pritën me plotë zemër, sa u vërejtë iniciativa jonë ka hasur në mirëkuptim tek të dy familjet, ne konkludojmë se rasti është i rëndë e i ndjeshëm pasi jetojnë në një bllok banesor e fqinjësi mbi 50 vite që është përmbysë përnjëherë, e me atë tragjedi që e tronditi opinionin ne do të kemi vërtetë mundime të mëdha deri në përfundim, në shtrirjen e dorës së pajtimi”.

Kjo vizitë sipas Latifajt u mirëprit nga shumë qytetarë, e për të cilët ka një lutje.

“Vizita që ndodhi dje është mirëpritë prej të gjithë opinionit shqiptar që ne të vazhdojmë, neve na motivojnë pastaj edhe thirrjet sporadike të miqve për të vazhduar procesin e pajtimit, neve do të na motivojnë, ne ndoshta dy ose tre ditë do të kemi pauzë e presim pasi të përfundojnë të pamën, presim si po shkon shërimi, e lus All-llahun, e tani të hec në mënyrë të ekuilibruar pajtimi e shërimi.

Përmes kësajinterviste e lus Zotin e madh me na mundësu me i pajtu, por ne duhet të punojmë në tokë, e më së miri me na ndihmu munden familjartë, miqësia e të dy palëve edhe Rafuna e edhe Mehmeti, apeloj tek ta që të gjithë familjarët e rrethi më i gjërë i njerëzve që kanë ndikim, ma së paku çka mundem me bë, me i thanë familjarëve që po jubjen barra mbi supe, amani ju koftë ndëgjojeni hoxhën e për hirë të All-llahut, ta mbyllin këtë tragjedi që nuk i takojnë popullit në rrethanat ku po jetojmë”.

Hoxhë Fatmir Latifaj në këtë intervistë për gazetën inFokus u bëri ftesë që në pajtime të kontribuojnë të gjithë që nga organet e rendit e deri tek shoqëria civile e qytetarët.

“Përafërsisht 1700 vëllavrasje kanë ndodhë pas lufte, ende as gjysmën e këtyre familjeve të prekura prej kësaj dukuria nuk kemi arritur t’i pajtojmë, në vend që të punojmë të gjithë, organet e rendit, shoqëria civile, hoxhallarët e njerëzit e vullnetit të mirë, të punojmë, po nuk po na shkon java e jo më muaji që nuk po na shtohet numri”.

Ndërsa për rastin Mehmeti e Rafuna, Latifaj tha që nuk ka diçka konkrete tani, por që i lutë të pajtohen.

“Diçka konkrete nuk ka iniciativa është personale, nga thellësia e zemrës, ata duhet me u pajtu, e duhet me rihap një faqe të re të bashkëpunimit, po si do te rrjedh nuk e di”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera