Lajme

Flet hoxha i prekur me koronavirus| Nuk jam infektuar duke shpërndarë ndihma

Autori: A.H 16:31 | 08 April 2020

Imami nga Vushtrri i infektuar me koronavirus ka folur për Gazeten inFokus, i cili ka hedhur poshtë raportimet se ai e ka marr virusin duke shpërndarë ndihma në fshatrat e Vushtrrisë

“Nuk mund të them se jam infektuar duke shpërndarë ndihma pasi unë kam qenë vetëm koordinatorë derisa ndihmat kanë ardhur direkt nga Vushtrria tjetër kush i ka shpërnda ato të tjerët kanë dal negativ në testim për koronavirus”

“Nuk e di se nga e kam marr virusin në ndonjë markat apo diku tjetër pasi kam lëvizur nuk kam qenë në QKUK, e kam marr si grip të zanoheshe e kam kaluar me paracetamol dhe me vitamin C”

-Advertisement-

Ai ka treguar se tani po qëndron i izoluar me familje që mos të shpërndahet virusi, shkruan Gazeta inFokus.

 

“Unë jam mirë më shëndet si duket e kam kaluar gripin vetëm dy ditë kam pasur vështirësi. Janë mirë edhe familja tani jemi të izoluar pasi që më herët nuk e kemi ditur në mënyrë që mos të behim shkaktar për të shpërndarë virusin tek dikush tjetër” /Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera