Lajme

Flet Hoti, a do të jetë PDK-ja pjesë e koalicionit?

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 03 July 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po qëndron në Shqipëri për një vizitë 1 ditore, shkruan gazeta inFokus.

Gjatë kësaj vziite Hoti ka mbajt një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë konferencë Hoti u pyet nëse PDK-ja do ti bashkohet koalicionit qeverisë në krye me të.

-Advertisement-

Ai në përgjigjen e tij nuk e ka përjashtuar mundësinë që PDK-ja mund të jetë pjesë e kësaj qeverie.

“Gjithmonë e dini qasjen time se si i trajtoj këto gjëra, nuk përgjigjem asnjëherë në pyetje hipotetike, qeveria është stabile, presidenti është me mandat të plotë, nëse krijohen ato rrethana do të ulemi dhe do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për vendin”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera