Sport

Flet Guardiola pas humbjes nga Leicester

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 28 September 2020

Manchester City mbrëmë u ballafaqua me Leicester City në kuadër të Premier Ligës, shkruan Gazeta inFokus.

Nënkampioni anglez nuk arriti t’i bëntë ballë kundërshtarit duke u mposhtur me rezultat 2-5.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, ka folur pas humbjes turpëruese duke thënë që kundër Ëolverhamptonit, fundjavën e kaluar nuk u vrejten mungesat e lojtarëve, por kundër Leicesterit po.

-Advertisement-

“Në ndeshjen kundër Ëolverhampton nuk ishte problem, pse na doli tani, papritmas, problemi i të lënduarve? Na ka ndodhur disa herë kundër këtij lloji kundërshtari dhe mbrojtjeje. Ata nuk “shtypën” për 80 minuta, por duhet të mos i lejoni që të kalojnë mbi ju dhe të arrijnë pozicione të rrezikshme“.

“Edhe ata nuk vrapuan shumë, por ne duhet të jemi aty ku duhet. Pas avantazhit 1-0 nuk ishim mjaft të fortë, as të durueshëm dhe të qëndrueshëm. Gjithashtu, u dhanë tri penallti. Ne biseduam në fund të pjesës së parë, u përpoqëm të shmangim gabimet, por fatkeqësisht pësuam golat e dytë dhe të tretë dhe pastaj ishte më e vështirë”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera