Sport

Flet gjyqtari kosovar që i referoi Barcelonës së Messit në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 21 October 2020

Flet gjyqtari kosovar që i referoi Barcelonës së Messit në Ligën e Kampionëve

Gjyqtar i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, Bekim Zogaj, e ka përshkruar si madhështore përvojën e gjykimit për herë të parë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, duke e quajtur shkollë jetësore referimin në futboll.

Zogaj u bë gjyqtari i parë me prejardhje nga Kosova që gjykon në një ndeshje në garën më prestigjioze evropiane për klube, Ligën e Kampionëve, pasi mbrëmë ishte anësor i Sandro Scharer në ndeshjen mes Barcelonës dhe Ferencvaros në Camp Nou.

-Advertisement-

Ai ishte asistenti i dytë i Scharer në fitoren e thellë të Barcelonës 5:1 kundër Ferencvaros në ndeshjen hapëse të Grupit H në Ligën e Kampionëve të martën.

Në një reagim në rrjetet sociale të mërkurën, Zogaj tha se rrugëtimi i tij i gjatë dhe u mundimshëm në dy dekadat e fundit ia ka vlejtur për ta përjetuar këtë ditë.

“Përvojë madhështore. 23 vite arbitrim, rrugë e gjatë, momente te mira, sakrificë e madhe, por ja vlen, sepse arbitrimi është shkollë jetësore”, shkroi Zogaj në llogarinë në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera