Flet gjermani që filmoi atentatin te “Komuna”: Çfarë u thashë 4 autorëve
Autori: Gazeta inFokus
10:00 | 08 Gusht 2017
Personi që filmoi atentatin e të enjtes te Komuna e Parisit është një shtetas gjerman. Quhet Mett. Skena u filmua nga një kamera që ai mban një makinë. Filmimet i shpërndau në internet, por ia dha edhe policisë. Madje e priti aty patrullën dhe e furnizoi me të gjithë informacionin që kishte. Në fillim e morën për bashkëpunëtor, pasi e ndoqi nga pas BMW X5 me të cilën u larguan 4 të rinjtë që qëlluan Mariglen (Lorenc) Hoxhën. Më pas, kur dha shpjegimet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, mori edhe falenderime për bashkëpunimin. Mett u kontaktua nga Gazeta Shqiptare dhe tregoi se si vendosi t’i ndjekë atentatorët e madje edhe t’u flasë atyre.
“Po shkoja të drekoja me bashkëhsorte kur u bllokua rruga. Para meje ishin dy makina. Vjen një makinë e tretë dhe vendoset paralelisht me të parën. Nga ajo zbresin me shpejtësi dy të rinj. Mënjanova pak makinën për të parë çfarë po ndodh. Mendova se do zihen e të kisha mundësi të dilja nga bllokimi. Menjëherë dëgjova një krismë pistolete mbi makinën e parë. Kamera e makinës sime po filmonte aq sa kishte fushëpamje, sepse pengohej nga automjeti para meje. Ata qëlluan në makinën e parë, hipën në makinë dhe ikën. Atëherë unë dola nga bllokimi dhe me shpejtësi i ndoqa nga pas (shih videon e lapsi.al më poshtë). Këtë do ta bënte çdo gjerman. Kalova nëpër makina në distanca të vogla, pa prekur askënd. Përpara më doli një qen dhe atë nuk e dëmtova. E arrit makinën dhe u bllokova rrugën atyre dhe u thashë: ‘çuna ndaloni, skeni ku të shkoni, jeni të filmuar bukur’. Nuk foli asnjëri. Makina e tyre ndaloi tek një kazan plehrash. Pastaj unë u largova”.
Mett ka ardhur në Shqipëri para disa ditësh bashkë me familjen e tij, për punime. Filmimet e tij ndihmuan për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Policia arrestoi si autor Dejvis Rustemajn, një 27 -vjecar që u plagos në një atentat në muajin maj, në Kinostudio. U arrestua edhe Klajdi Kodra, një person me precedentë penalë, i dënuar për plagosjen e 4 personave dhe i plagosur gjithashtu në një ngjarje. U prangosën edhe Igler Qose, personi që kishte nisur sherrin me Lorenc Hoxhën, të cilit i kishte thënë: “s’je burrë, pse nuk e merr hakun e çunit të hallës?”. Ardit Xhaferi është personi që po i jepte makinës BMW X5 dhe u arrestua si bashkëpunëtor. /Lapsi.al

T� tjera
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...


































