Sport

Flet Erdin Hashani para ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Autori: Erion Maliqaj 13:20 | 31 May 2020

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të luhen të martën dhe mërkurën, shkruan Gazeta inFokus.

Prishtina – Drenica dhe Ballkani – Feronikeli janë skuadrat që takohen në këtë raund.

Trajneri dhe analisti i njohur i futbollit në Kosovë, Erdin Hashani për Gazetën inFokus ka thënë se skuadrat nuk janë shumë të përgatitura për ndeshje.

-Advertisement-

“Mendoj që në përgjithësi nuk janë shumë të përgatitura skuadrat për shkak se po e shohim edhe në Evropë se si janë skuadrat e përgatitura. Nëse i shikojmë kohet e fundit që po qarkullojnë fotot e disa prej futbollistëve të Premerligës e shohim që janë mbi peshë dhe normal që te ne do të jetë e vështirë kjo që të jenë të përgatitun, sepse ka qenë koha shumë e shkurt. Shpresojmë vetëm të mos kemi lëndime, sepse siç dihet përgatitja jo e mire fizike sjell edhe lëndime”.

Hashani e sheh Prishtinën favorite ndaj Drenicës edhe pse thotë se skuadra nga Skenderaj shpesh herë ka qenë mace e zezë për kryeqytetasit.

“Mendoj që Prishtina është favorite për shkak të kualitetit, por nëse e shikojmë Drenicën gjithmonë ka qenë kisha me thanë mace e zezë për Prishtinën. Një rezultat i favorshëm nga Drenica në Prishtinë do ta ketë më të lehtë në ndeshjen e dytë, sepse siç dihet Drenica është shumë e fort në Skenderaj”.

ZYRTARE: Erdin Hashani emërohet trajner i këtij ekipi - Lajmet e ...

Trajneri i Vllaznisë së Pozheranit ka deklaruar se Ballkani dhe Feronikeli janë favorit për ta fituar Kupën.

“Sa i përket ndeshjes Ballkani – Feronikeli është shumë e vështirë me e përcaktu, sepse janë dy skuadra që kanë kualitet. Feronikeli ka bërë ndryshime në shtabin teknik e ka sjell trajnerin me të trofeshëm kështu që unë mendoj që favorite për me fitu Kupën është njëra nga këto dy skuadrat. Është vështirë me e parashiku këtë ndeshje”.

Për fund ish-lojtari i shumë skuadrave të njohura në Kosovë, ka thënë se është e vështirë me parashiku finalen e Kupës së Kosovës.

“E vështirë kjo se kush është në finale me e jap mendimin për shkak se këto skuadrat kanë mbërri me meritë këtu ku janë edhe normalisht që kanë eliminuar skuadra të mira për me qenë këtu. Shpresoj që ajo skuadër që e fiton këtë trofe të na prezantoj në mënyrën ma të mirë në Evropë”, përfundoj Erdin Hashani.

Prishtina – Drenica zhvillohet të martën në ora 18:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, ndërsa Ballkani – Feronikeli luhet të mërkurën nga ora 16:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë./Gazeta inFokus/

Erdin Hashani thotë se ftesa e Challandesit për lojtarët e ...

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera