Lajme

Flet Enes Muzaqi tregon pse dha dorëheqje nga Trepça

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 08 April 2021

U.d Kryeshefi ekzekutiv i Trepçës, Enes Muzaqi e ka konfirmuar se të enjten ka dorëzuar dorëheqjen e tij në bordin e këtij institucioni.

Muzaqi në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se arsyeja e dorëheqjes është shëndetësore. Ai ka treguar se kohëve të fundit nuk ka qenë mirë me shëndet dhe duhet ti përkushtohet vetes dhe shëndetit.

“Spitali ALOKA mashtrim i tmerrshëm i pacientëve”

-Advertisement-

“Po sot I kam dorëzuar letër bordit dhe sot e kanë aprovuar dorëheqjen time në Trepcë. Arsyet kanë qenë për shkaqe shëndetësore pasi në muajin e fundit kam pasur komplikime shëndetësore të vazhdueshme e që vazhduan edhe gjatë këtyre ditëve”, ka treguar Muzaqi.

Ai po ashtu ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e Trepçës në pozitën që ka pasur me herët.

“Puna në ndërmarrjet publike është me shumë probleme dhe prandaj kam vendosur që më shumë ti kushtohem shëndetit tim, por unë prapë jam pjesë e Trepçës dhe do vazhdoj të jem aty ku kam qenë më herët”, ka thënë ai për inFokus.

Ndërsa u raportua se në krye të Trepçës si Kryeshef i ri i Trepçës është emëruar Rafet Ibishi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera