Lajme

Flet Endrit Shala pas përleshjes së Molliqajt me Abazin

Autori: Anita Krasniqi 23:13 | 11 September 2019

Pasi e akuzonin njëri-tjetrin se cili është mashtrues e cili matrapaz, Molliqajt e Abazi i qëruan hesapet edhe me “grushta”.

Pas një debatI televiziv Haki Abazi nga Lëvizja Vetvendosje dhe Dardan Molliqajn nga PSD janë përleshur fizikisht.

I ftuar aty ishte edhe ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Endrit Shala, i cili për Gazetën inFokus ka thënë se nuk ka qenë i pranishëm në momentin e përleshjes.

-Advertisement-

Shala pohoi se menjëherë pas debatit është larguar nga televizioni ku ishte i ftuar.

“Jo, nuk kam qenë aty kur janë përleshur, menjëherë si kam përfunduar pjesën time jam larguar. Kam pas një takim”, ka thënë Shala për Gazetën inFokus./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera