Lajme

Flet Endrit Shala, a do të votojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 25 March 2020

Endrit Shala, deputet nga radhët e Nismës Social Demokrate ka thënë se kjo parti nuk do të heqë dorë nga qëndrimet e deritashme.

Ai në një prononcim për gazetën inFokus tha se qëndrimet janë po të njëjtat dhe do të votojnë për rrëzimin e qeverisë Kurti.

“Qëndrimet tona tashmë janë të ditura ne nuk do të heqim dorë nga ato që u thanë në Kuvend nga Fatmir Limaj dhe Shefi i Grupit Parlamentar, tha Shala për gazetën inFokus.

-Advertisement-

Ndërsa ai nuk ka pranuar të komentojë ofertën që Anton Quni i bëri Albin Kurtit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera