Flet eksperti amerikan: Balona kineze është e avancuar dhe e vështirë për t’u rrëzuar

Autori: Gazeta inFokus
11:08 | 04 February 2023
Baloni kinez që u pikas nga Pentagoni ndërsa fluturonte në hapësirën ajrore amerikane, mund të jetë duke u drejtuar nga inteligjenca artificiale. Kështu ka deklaruar një ekspert amerikan të premten.
William Kim, specialist për balonat e survejimit në “Marathon Initiative”, në Uashington, u shpreh për AFP se balonat janë një mjet i vlefshëm vëzhgimi dhe janë të vështira për t’u rrëzuar.
Sipas Kim, balona kineze dukej si një balonë normale moti, por kishte karakteristika të dallueshme.
“Ka një ngarkesë mjaft të madhe, të dukshme – elektronikën për udhëzime dhe mbledhjen e informacionit, të mundësuar nga panele të mëdha diellore. Dhe po ashtu duket se ka teknologji të avancuara të drejtimit që ushtria amerikane nuk i ka vënë ende në praktikë në ajër,” shpjegoi eksperti.
William Kim tregoi po ashtu për AFP se këto balona kanë avantazh sepse nuk shfaqen lehtësisht në radarë.
“Këto janë materiale që nuk reflektojnë, nuk janë metal. Pra, edhe pse këto balona zgjerohen në vëllime mjaft të mëdha, zbulimi i balonës është problem më vete.”
Balonat gjithashtu kanë avantazhin e mbajtjes së pozicioneve relativisht të palëvizshme mbi një objektiv mbikqyrjeje, krahasuar me satelitët që orbitojnë vazhdimisht, të përdorur nga agjencitë e spiunazhit për të bërë fotografi.
A mund të ketë hyrë aksidentalisht në hapësirën ajrore të SHBA?
Kim e quajti një “mundësi reale” që balona të ketë pasur si mision kryesor të mblidhte të dhëna nga jashtë kufijve të SHBA-së ose shumë më lart, por nuk ka funksionuar.
Eksperti shpjegoi gjithashtu se edhe rrëzimi i balonave nuk është një opsion i lehtë.
“Këto balona përdorin helium. Nuk është Hindenburgu, nuk mund ta qëllosh dhe pastaj të digjet. Nëse i bën vrima, gazi do të rrjedhë shumë ngadalë.”/A2/

Të tjera
-
Hoxhaj: Kur Kurti tha se ka Asociacion vërtetoi mashtrimin që e ka bërë në 13 vitet e fundit
Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e djeshme të kryemini...
-
Sllovakia ia dërgon Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29
Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29, nga ...
-
Ambasadori amerikan në BE: E rëndësishme që Kosova ta zbatojë propozimin evropian
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bashkimin Evropian, Mark Gi...
-
Ambasadori Hill: Po bisedohet për një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i komunave...
-
Hoti: Koalicioni Kurti-Osmani i mashtroi njerëzit, duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti thotë se qytetarët e Kosovës janë mashtruar ...
-
Abdixhiku, Kurtit: LDK është lumë vet dhe i fuqishëm
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryem...
-
Kuçi: Me protestë e kërkojmë dorëheqjen e Kurtit
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, sonte në emisionin “Rubikon” me Adriatik Ke...
-
Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa
Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka folur për situatën që është krijuar me...
-
Abdixhiku: Nuk e kam pritur që vjen dita të bëhen bashkë kundër meje e LDK-së Skender Hyseni dhe Albin Kurti
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ish-zyrtarit të LDK-së,...
-
Gashi, Kurtit: Keni shkelur Zajednicën për të ndërtuar autonomi territoriale
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së e mori fjalën në seancën plenare të Kuve...
-
Raci: Nuk duhet që Kuvendi i Kosovës të bëhet si Kuvendi i Shqipërisë
Analisti politik, Gazmir Raci, deklaroi se nuk do që Kuvendi i Kosovës të bëh...
-
Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada
Banorët e Zhegrës së Gjilanit, për disa dekada kur u falën nuk u kthyen kah k...