Lajme

Flet djali i veteranit nga Malisheva, i cili vdiq duke e shpëtuar stallën nga zjarri: Ne jetonim e mbaheshim prej saj

Autori: H. Smajli 15:24 | 04 August 2021

Djali i veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdyl Gegajt nga Malisheva, i cili humbi jetën në përpjekje për ta shpëtuar stallën tregon për momentet e fundit të jetës së prindit të tij.

Sefedin Gegaj në një intervistë për Gazetën inFokus ka thënë se prindi i tij nuk vdiq nga tymi, siç raportuan policia gjatë ditës por nga sulmi në zemër.

“Jo babai nuk ka vdek prej zjarrit as prej tymit. Ne kemi qenë duke e shym, atëherë veç gati sa ja kemi arrit me shym, kur vdiq baba. Ka pas zjarr po jo edhe shumë por si duket baba e përjetoj shumë rëndë që u ba ajo djegie me i shku mundi dhe pësoi infarkt sepse e përjetoj shumë rëndë djegien e stallës”, tregon Sefedin Gegaj, i biri i të ndjerit.

Babai i tij edhe në momentet e fundit të jetës po mendonte si ta ndalte zjarrin.

“Nuk e ka thanë as edhe një fjalë të fundit, ka shku duke u mundu me shym zjarrin. Bashkë jemi kanë qaty unë me vlla dhe me djem të mi qaty tu e shym. I qitshim ujë ka pak se ai veç filloj mu nal po prapë mos me i nejt gati u dhezke edhe tu i qit ujë për me shym ai qaty tu na kallzu qiti ujë qetu e qiti ujë qetu kqyrke ka pak, veq kur e kemi pa që u përplas për muri dhe u ul. Aty ka vdek menjëherë nga sulmi në zemër”, është shprehur djali i familjes Gegaj që humbën tragjikisht babain.

Në stallë, që sipas tij, e kishin ndërtuar sëbashku dhe ishte i vetmi burim jetesë i familjes, kanë qenë 3 mijë e 500 duj sanë bashkë me kafshët.

“Ne si familje mbahemi prej kësaj stallës, e kemi ndërtu vetë, kemi investu vetë, krejt vet i kemi ba investimet në ta. Na me qata jemi kanë tu jetu, tjetër s’kena çka me ba. Qata yshym është djeg dhe një maqinë që e kemi pas me i mjelë gjanë, edhe ajo dhe komplet instalimi i rrymës. I ramë mas shpejt e shpejt i largum kafshët e pamë që spo dojmë me mujt me nal u duft mi tërhek bile qato ai yshymi shkoj u kry”, tregon Gegaj.

Ndërsa sipas policisë dyshohet, se Avdyl Gegaj, diku rreth orës 01:00 pas mesnate ishte zgjuar dhe kishte shkuar tek shtalla e tij e cila ishte përfshirë nga zjarri, një ditë më parë, që të sigurohej nëse zjarri ishte shuar plotësisht apo nëse është riaktivizuar.

Dyshimet e mjekut kujdestar janë se i njëjti mund të jetë ngulfatur/asfiksuar nga tymi i shtallës e cila edhe pse zjarri ishte shuar ende tymonte derisa rasti dhe shkaqet e vdekjes janë duke u hetuar nga policia dhe Prokuroria./Gazeta inFokus/ 

 

Personi që vdiq në stallën që u kaplua nga zjarri në Malishevë ishte veteran i UÇK-së

Të tjera