Flet dëshmitari i vrasjes së vëllezërve në Plloçicë të Malishevës
Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 09 March 2018
Byrdhyl Maloku, i afërm i dy vëllezërve të vrarë në fshatin Plloçicë të komunës së Malishevës ka rrëfyer se po dyshojnë që autorët e vrasjes së dyfishtë janë dy persona që kishin hyrë për të vjedhur por që papritmas u ndeshën me viktimat në oborrin e shtëpisë.
“S’kanë pasë probleme kurrë me kërkon. Ka ndodhë se kanë hi brenda në oborr, kanë hi me vjedhë. Para dy jave e kanë vjedhë një veturë në lagjen tjetër. Para pak kohë këtij i kanë hi në shpi brenda e ia kanë marrë dukatin, kësaj shtëpisë këtu afër”, ka thënë Bardhyl Maloku.
Vrasja ka ndodhur në orën 1:20 pas mesnate ku kanë mbetur të vrarë viktimat Shani Maloku (1973) i cili ka qenë pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Bahri Maloku (1984).
Hysni Maloku, i cili kishte qenë bashkë me viktimat në momentin kur hajnat kishin hyrë në oborr, ka shpjeguar se në kohën kur ka ndodhur vrasja dy viktimat së bashku me disa kushërinj të tjerë kishin dalë në oborrin e shtëpisë ku edhe kishin ndeshur në dy autorët e vrasjes së dyfishtë.
“Kemi qenë duke qëndruar bashkë kushërinjtë, kemi qenë shtatë veta, mirëpo të armatosur kishin qenë ata brenda në oborr, prapritmas dolëm ne e u takuam me ta edhe filluam rrugës me i ndjekë, tri herë kanë gjujtë nalt kur e panë se veç u afruam me i kapë, të katërtën herë janë kthyer edhe u bo kjo që u bo. Nuk po dyshojmë te askush, se u kon terr, nuk e kam pa askënd. Kanë qenë dy persona”, ka shpjeguar Hysni Maloku.
Lajmin për KALLXO.com qysh në orët e para të mëngjesit e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.
Kryeprokurori i komunës së Gjakovës, Ali Selimaj ka konfirmuar për KALLXO.com se dy persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve në Plloqicë të Malishevës. Njëri nga të arrestuarit është personi me inicialet B. M., po nga fshati Plloqicë.
Familja Maloku gjatë ditës së sotme ka hapur dyert për të pame, për dy djemtë e tyre që u privuan nga jeta tragjikisht gjatë mesnatës.
Të tjera
-
Shumica e pasurisë së kryeparlamentarit Konjufca në emër të prindit
Vetëm një banesë 90 metra katrorë që ka vlerën e 60 mijë eurove, e ka deklaru...
-
Ngritët kallëzim penal ndaj dy inspektorëve dhe u.d kryeinspektores së Shëndetësisë, ia ndërprenë jashtëligjshëm punën një qendre shëndetësore
Është ngritur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së...
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...
-
Ramush Haradinaj dekalron pasurinë: Vetëm shtëpitë dhe vila e tij kanë vlerë mbi 1.2 milion euro (Dokument)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në A...
-
Memli Krasniqi deklaron pasurinë: 65 mijë euro në Bitcoin, shtëpi 180 mijë euro e banesë 120 mijë euro (Dokument)
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të shtunën, deklarimet e pasurisë s...
-
Në 25 vjetorin e rënies, Haradinaj kujton heroin Selman Lajçi dhe të rënët e Brigadës 136 “Rugova”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Në Podujevë arrestohet dhe më pas lirohet një person që dyshohet se po bashkëjetonte me një të mitur
Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për bashkëjetesë me një t...
-
Këto janë gjetjet e Themelores së Prishtinës në rastin e “53 milionëshit”, ku Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim
Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ...
-
Kryeministri Albin Kurti në Berlin më 25 prill, gazetari gjerman zbulon agjendën
Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të...
-
Ndërron jẻtë në QKUK burri që u aksidẻntua para rreth një jave në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi që ishte aksidentua...
-
Vuçiq në konferencën e përbashkët me O’Brien: Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar në konferncën për media ...