Flet Damiano i BB9: Ja e vërteta e darkës me Armelën dhe nënën e saj
Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 20 September 2017
Një këngëtar i ri i ritmeve hip-hop po hyn në tregun e reperave.
Ai është lojtari i përfolur i “Big Brother 9” për thyerjen e rregullave, Damiano Agalliu, i cili sapo ka përfunduar xhirimet e klipit të tij të parë, me titull “Dashni”. Për këngën e kompozuar nga Irkenc Hyka, dedikuar ndjenjave të vërteta dhe ritakimin me ish-të dashurën Armela Hyseni, Damiano flet për gazetën “Panorama”.
“Dashni” është klipi yt i parë që vendos ta publikosh pas famës si plëngprishësi i “Big Brother”. Kujt i drejtohesh me këtë fjalë?
Këtë këngë unë ia dedikoj “Dashurisë”, komplet konceptit të kësaj fjale, ashtu siç perceptohet. Nuk ka lidhje fare me ndonjë dedikim apo diçka tjetër.
Është kjo kënga e fortë që beson se do të të bëjë protagonist në tregun e reperave, dhe në standardin e cilëve këngëtarë dëshiron të jesh?
Po unë besoj që do të jem protagonist, sepse kënga ka tematikë, ka tekst, ka melodi. Pra është i kompletuar si projekt. Kështu pres shumë dhe kam shpresa që do të pritet mirë. Dhe sigurisht unë do të qëndroj në hip-hop, aty ku po e nis.
Producenti i njohur nga Kosova, Dashnor Asllani, është producenti që ka paguar për këtë klip. Ishe ti që trokite tek ai, apo ai të bëri ofertë?
Mund të them me plot bindjen që pa producentin e klipit, Dashnor Asllani, ky projekt do të ishte i pamundur. Ai ka qenë iniciativa dhe pikënisja për klipin.
Çfarë preference kishe për vajzën e klipit, dhe njiheshe më parë me të?
Vajza në klip është një shoqja ime, që ka shumë tipare fantastike, dhe përshtatet shumë me tematikën e këngës.
Ia dedikon këngën dashurisë me zemër, po ti vetë e ke përjetuar ndonjëherë thellë këtë ndjenjë?
Siç thashë dhe më lart, ia dedikoj dashurisë në përgjithësi, dhe s’ka lidhje me ndonjë dedikim konkret.
Jo më kot pyeta, pasi të pamë në rrjetet sociale në një darkë me ish-të dashurën, Armela Hyseni, dhe nënën e saj. Kjo do të thotë që jeni rikthyer apo i keni lënë hapësira njëri-e re në jetën tënde sentimentale?
Jo, nuk kam pasur ndonjë njohje serioze. I jam përkushtuar shumë punës në këto kohë, më besoni, sepse doja të nxirrja në treg diçka me kualitet. Kush punon, nxjerr një produkt me cilësi. Por jo, nuk kam ndonjë lidhje, qëndroj “single and I’am rehat”. (qesh)
Pas klipit do të thotë se jeta jote do të ndryshojë, pra koncerte, kolegë këngëtare dhe më shumë fanse. Je i hapur për aventura?
Nuk e di se sa do të ndryshojë jeta ime. Duhet të pres reagimin e publikut, e mbështetësve të mi. Por plani është që deri në verë, unë do të kem rreth pesë projekte muzikore. Të shohim tani…
Dihet që rivaliteti mes këngëtarëve është shumë i fortë, veçantia jote për të spikatur mes tyre?
I fortë nuk është, më besoni. Sepse shumë kanë dalë dhe normalisht do të dëgjojmë komente të tilla “edhe ky këngëtar!”. Kjo vjen si pasojë që të gjithë duan të bëhen këngëtarë, por varet se çfarë nxjerr në treg. Nëse punon me njerëzit e duhur, normalisht që do të nxjerrësh kualitet. Nëse punon me amatorë, dije se do të dështosh në çdo projekt. Kështu që të tilla komente priten deri sa ti të bindesh me punë që ia vlen, dhe të krijosh një status tëndin.
Dihet që paratë fitohen në dasma e tallava, do të bëhesh pjesë e tyre apo të josh më shumë jeta e një reperi?
Jo, jo unë s’kam asnjë lidhje me tallavanë apo dasmat. Unë do të qëndroj me këtë status që kam nisur. Sepse normalisht e kam studiuar veten para se të mendoja t’i hyja muzikës. Ku do të hyja, çfarë unë dëshiroj, ku ndihem më mirë. Kështu që do të qëndroj këtu ku jam.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...