Sport

Flet Dajaku pas njoftimit se u largua nga Ferizaji

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 16 January 2021

Futbollisti, Taulant Dajaku, gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin e klubin e Ferizajit, shkruan Gazeta inFokus.

Dajaku ka treguar se arsyeja e largimit është mos pagesa e duhur nga ana e klubit.

Në lidhje me këtë, Gazeta inFokus, ka biseduar me mesfushorin i cili ka thënë problemet e mëdha financiare e bën të pamundur vazhdimin deri në fund të sezonit.

-Advertisement-

“Kam pasë një kontratë që me lidhte deri në qershor me klubin, pasi që vinim nga viti i kaluar që isha aty dhe në fillim të sezonit ishim dakorduar për t’u rikthyer në Superligë, kjo ishte edhe arsyeja pse vazhdova edhe në këtë rang garash (në Ligën e Parë), por problemet financiare vazhduan edhe këtë dhe u bë e pamundur”, ka thënë Dajaku.

Tutje ai ka shtuar se nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me udhëheqësit e klubit në lidhje me mos pagesën.

“S’kam asnjë mosmarrëveshje me klubin, thjesht është e pamundur pa fond financiar të vazhdoja aty.

Për çështjen e broxheve të mbetura ne kemi depozituar kontratat në federatë dhe po presim konfort rregullave të FIFA-s mbi kontratat e federuara të kryhen obligimet.

Në rast se federata nuk do të ndërmarrë masat e duhura, ne si grup lojtarësh nga viti i kaluar kemi angazhuar një avokat dhe do të ndjekim të drejtën tonë në UEFA dhe konform ligjeve aktive të marrim djeresën tonë.

Dua të besoj që çështja e borxheve do të përfundoj tash pa përfundu ky afat kalimtar dhe të jemi në rregull, gjithkush të vazhdoj rrugën e vet i qetë”, ka përfunduar Taulant Dajaku.

Ferizaji mbylli stinorin vjeshtor në vendin e katërt me 19 pikë, në Grupin B në Ligën e Parë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera