Sport

Flet Besar Halimi pas i shënoi gol Spanjës nga gjysma e fushës

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 31 March 2021

Kosova ka humbur në udhëtim te Spanja me rezultat 3-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e dytë të Grupit B për kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm për ‘Dardanët’ e realizoi mesfushori Besar Halimi, i cili shënoi golin më të bukur në karrierë në minutën e 70’.

Ai realizoi thuajse nga gjysma e fushës pas një dalje të gabuar nga portieri spanjoll.

-Advertisement-

Pas ndeshjes ka folur Halimi, i cili është shprehur i lumtur me golin e realizuar.

“Po, jam i lumtur që shënova dhe që dhurova shpresë por në fund jemi të dëshpëruar. 10 minutat pas golit ndikuan shumë. Spanja është nivel më lartë se ne, kjo ndeshje na jep forcë për ndeshjet e ardhshme”, tha fillimisht Halimit.

Tutje ai shtoi se kush do që do të kishte luajtur ndaj spanjollëve do ta kishte të vështirë.

“Kam luajtur shumicën e lojëve, e kemi më shumë topin, edhe në repartin defanzivë e jap maksimumin, fitova topa në pjesën e parë por me Spanjën është shumë vështirë, kushdo që të kishte luajtur këtu do ta kishte vështirë. Nëse e pranon golin e parë, pesë minutat pas saj janë shumë të rrezikshëm. Pastaj e qetësuam lojën”, deklaroi ai.

Pas kësaj humbje, Kosova renditet e fundit në Grupin B me 0 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera