Lajme

Flet Bajram Qerkini: Çka po ndodh me kërkimet për mbetjet mortore në Mitrovicën Veriore

Autori: Hateme Smajli 16:15 | 11 September 2019

Në Mitrovicën Veriore kanë rinisur gërmime e ndërprera para dy viteve në varrezat myslimanë, për gjetjen e mbetjeve të viktimave të luftës së fundit. Gërmimet në këtë lokacion po bëhen nga delegacioni qeveritar i Republikës së Kosovës së bashku me Delegacionin e Serbisë.

Bajram Qerkini, Kryetar i shoqatës ”Zëri prindërve “ ka sqaruar se sot është kërkuar një person, ndërsa dyshohet se në këtë lokacion ndodhen se paku 12 persona.

“Eshtrat e trupit të kërkuar nuk janë gjetur mirëpo janë gjetur eshtrat e një trupi tjetër dhe se gërmimet do të vazhdojnë mirëpo duhet të marrin leje nga prokuroria për hapjen e një varri pasi që dyshohet të ketë të ndërtuar varr mbi varr”, tha Qerkini për Gazetën inFokus.

-Advertisement-

Qerkini gjithashtu shtoi se në këtë pjesë ku po gërmohet dyshohet edhe për trupa të tjerë dhe se posedojnë dokumentacione për një numër të madh të tyre.

“Në këtë varrezë sot është kërkuar vetëm një person, kurse në bazë të dokumentacionit që kam, këtu duhet ta jenë  së paku 12 persona “, theksoi Qerkini./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera