Lajme

Flet babai i Triumf Rizës: Strumbullari është Enver Sekiraqa, ndërsa Ilir Abdullahu dora e djathtë e tij

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 17 July 2023

Shefqet Riza, babai i policit të vrarë Triumfit, ka folur pas arrestimit të Ilir Abdullahut, i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e ish-policit dhe ndodhej në arrati prej 16 vitesh.

Abdullahu i cili e ka nofkën “Liza” u kap të dielën në Batllavë dhe i njëjti me urdhër të prokurorit u dërgua në mbajtje për 48-orë.

Shefqet Riza, tha se Ilir Abdullahu është njëri nga kryesorët që ka marrë pjesë në vrasjen e të birit. Për të njëjtin tha se ka qenë “dora e djathtë” e Enver Sekiraqes.

-Advertisement-

Sipas Rizës, ata së bashku e kanë terrorizuar Prishtinën.

“Organet e rendit e kanë kryer punën e tyre, ai ka qenë i fshehur deri më tani në vende të ndryshme, por megjithatë, drejtësia triumfoi herdo-kurdo, është njeriu kryesor që ka marrë pjesë ky edhe Rrahim Abdullahu kanë qenë dora e djathtë e Enver Sekiraqes, strumbullari i krejt problemit është Enver Sekiraqa, rreth qatij banditi janë mbledh krejt banditët e tjerë që e kanë terrorizu krejt Prishtinën, mos të them edhe Kosovën. Kështu që kam fjalë të mira për policinë, mirë që e kanë arrestu se është një prej pjesëmarrësve kryesor në vrasjen e Triumfit, por strumbullar kryesor është Enver Sekiraqa. Më i keq është nxitësi sesa vrasësi, Enveri është ai që e ka nxitë vrasjen”, tha ai për Express.

Babai i Rizës pret nga organet e rendit që Abdullahu të dënohet.

“Të gjykohet dhe të merr dënimin e merituar, përndryshe procesi i Enver Sekiraqes për së treti herë për 16 vjet është kthyer në rigjykim. Është lodhje, jo vetëm për mua, por po i shihni rastet e tilla në krejt Kosovën, është tepër lodhje, po na vjen sikur me naj vra edhe njëherë për së dyti”,

“Kërkush nuk e kupton Gjykatën e Apelit qysh e kthen në rigjykim për çështje të parëndësishme, kur lënda dihet nga kush është kryhet, faktet ekzistojnë”, shtoi Shefqet Riza për Gazetën Express.

“Nuk janë administruar mirë provat” me këtë formulë janë rikthy, u shpreh ai.

Tutje, ai thekson se gjykimi po shkon ngadalë, duke përmendur faktin se dëshmitarët po mungojnë dhe ka raste kur ndryshohen deklaratat.

“Gjykimi po shkon ngadalë sepse nuk po vinë dëshmitarët, kanë dëshmu 2-3 herë janë lodhë, i ndryshojnë edhe qoftë nga frika se këta kriminelët përdorin forma të ndryshme të presionit, frikësimit të dëshimtarëve”, tha ai.

Policia informoi se arrestimi i Ilir Abdullahut u bë në Batllavë të Podujevës.

“I njëjti ishte në kërkim policor për disa vite me radhë, si i dyshuar për vepër penale të vrasjes së rëndë. Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij”, njoftoi të dielën policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera