Flet babai i të vrarit në Viti: Që dy vite e kam pritë me ardhë, erdh me shku në arkivol
Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 14 July 2021
Babai i të vrarit në Viti, Arbnor Rama, Isa Rama ka rrëfyer se si ka ndodhur plagosja me armë zjarri ku mbeti i vdekur djali i tij që para pak ditësh kishte ardhur në Kosovë.Sipas babait, Isa Rama, djali i tij kishte ardhur para katër dite në Kosovë, dhe se kishte punuar me vëllain e dorasit, me të cilin kishin pasur një zënkë të vogël, por jo për të përfunduar me fatalitet“Detajet tani po i mësojmë, por diçka konkrete nuk kemi pasur, jemi familje e qetë nuk kemi pasur qasi ngjarje, kanë punu jashtë bashkë më vëllain e tij, kanë pasur njëfarë zënkë të vogël dhe kur kanë ardhur këtu, unë nuk kam pasë njohuri për kaq incident të rëndë me fatalitet, por qe qysh na përcjell gëzimi, dhe na shndërrohet ne tragjedi. I kam prit që dy vite me ardhe, e me erdh për me shku në arkivol”, tha babai i Viktimës në Kanal10.
Tutje Isa tregon se kishe biseduar me Arbnorin, por se ky ishte një problem i vogël, i thjeshtë
“Problem i vogël i thjeshtë kurrgjë diçka i theksueshëm jo , problem aty për aty, kemi bisedu, i kam thanë është shumë problem i vogël as mos e diskuto këtë punë se sja vlenë, unë du me ardhë në pushim, merre nusen edhe du pushim të qetë, edhe ka ardhë, që katër ditë, dje i ka ardhë gruaja, sot në arkivol.Isa tregon se nuk e ka ditur që Arbnori, do të takohet me dorasin
“Nuk e kam ditë që Arbnori, do të takohet me dorasin, sepse ka qenë problem i vogël, dhe se nuk ka bisedu për këtë, e jo me dalë me u gjuajt me dy tri kerre sikur në Teksas, dhe dhashtë zoti rasti i fundit koft”, tha Rama.Në fund Rama tha se pret nga institucionet të kryejnë punën e vetë.
Të tjera
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...