Rozë

Flet babai i polices shqiptare që i bëri “twerk” kolegut të saj: Do t’i padisë ata

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 27 December 2021

John Mekuli, babai i polices nga New Yorku Vera Mekuli, ka thënë se do t’i padisë ata.

“Ajo më tha: Babi, unë bëra një gabim”, ka thënë ai. “Jam shumë e turpëruar për atë që kam bërë. Të turpërova ty dhe familjen time”.

“Ajo qau dhe qau”, vazhdoi babai i saj. “Ajo është e re. … Ai – togeri – është i martuar. Ai duhet ta dinte më mirë. Unë do t’i padisë ata”, ka thënë babai i Verës.

-Advertisement-

Vera Mekuli u komentua shumë në rrjetet sociale për shkak të vallëzimit të saj erotik që i bëri kolegut të saj të martuar gjatë një feste më 15 dhjetor.

Ajo ka kërkuar falje pas këtij veprimi e në veçanti edhe gruas së policit, Nick McGarry.

Mekuli është një vendase e Bronx-it që ndoqi Kolegjin John Jay të Drejtësisë Penale në Upper West Side.

Ajo nuk mund të kontaktohej menjëherë pas videos që bëri bujë, e cila u bë publike.

Por babai i saj, John Mekuli, tha për The Post të hënën se ajo ishte “e frustruar”, shkruan më tej New York Post.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera