Lajme

Flet babai i Faton Hajrizit, komenton suspendimin e komandantit të Policisë në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 14 August 2024

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar komandantin e Stacionit Policor të Skenderajt, pasi ky i fundit shkoi për ngushëllime te familja e Faton Hajrizit.

Babai i Faton Hajrizit u shpreh kundër suspendimit të komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt, ai tha se ardhja e tij ishte “humanitare dhe jo politike”.

“Neve si familje na vjen shumë keq që ka ndodhë ajo punë, se ai u kanë si komandant shumë i mirë se e ka mbajtë rregullën…Ata e kanë bo që janë ardhë me pa me polici tek unë, ajo është mënyrë humanitare nuk është politike”, tha ai për T7.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera