Fokus

Flet avokati i të paraburgosurit që vdiq në QKUK

Autori: Anita Krasniqi 18:14 | 02 July 2019

Vetëm një ditë pasi u shtri në spital, Ramiz Bordoniqi ndërroi jetë.

82-vjeçari nga Gjakova i dyshuar për prostitucion, blerje, posedim, shpërndarje apo shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ishte arrestuar në Kosovë në muajin qershor të këtij viti.

Ai ishte i kërkuar edhe nga Interpol-i për këto vepra penale, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot në Kliniken e Neurologjisë të SHSKUK-së rreth orës 13 : 54 , ka ndërruar jetë i paraburgosuri, me inicialet R. B , i lindur më 1937. R. B, me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë me datë 30 qershor rreth orës 23:00 është udhëzuar të dërgohet në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe nga aty për shkak të gjendje jo të mirë shëndetësore është dërguar në Kliniken e Neurologjisë të SHSKUK-së, ku si pasojë e komplikimeve shëndetësore ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Avokati i tanimë të ndjerit,Teki Bokshi, ka fajësuar institucionet e drejtësisë për vdekjen e Bordoniqit  duke thënë se paraburgimi i tij ishte i panevojshëm.

Bokshi ka thënë se 82 vjeçari ishte në gjendje të keqe shëndetësore fizike dhe mendore.

“Paraburgimi i tij ka ndikuar në përkeqësimin e shëndetit,edhe Gjykata edhe Prokuroria e kanë  pas informacionin ai ka qenë i bërë operacion prej zemrës po ashtu me demencë. Ka qenë në moshë të shtyre dhe në gjendje të keqe shëndetësore edhe psiqike dhe fizike i rraskapitur totalisht”, ka thënë Bokshi për inFokus.

Avokati ka thënë se kishte kërkuar që klientit të tij t’i që t’i caktohet arresti shtëpiak, por kjo nuk ndodhi asnjëherë.

“Nuk e kanë marrë parasysh se atij ia kanë caktuar paraburgimin ekstradicional për veprat të cilat pretendohet se ka kryer ato janë vepra të parashkrume, të vjetësuara. Atij iu është caktyuar paraburgimi për shkak të rrezikut të ikjes. Ai s’ka dit prej gjyqit me i thënë shko në shtëpi ai s’ka dit të shkoj, sepse ka qenë në gjendje të keqe edhe mendore.Edhe shkalla e dytë e ka vërtetuar atë”, ka thënë ai.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së i paraburgosuri po vuante nga Hypotensio Arteriales, Diabet Mellitus tip 2 dhe Bronchitis./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera