Fokus

Flet avokati i familjarëve të “Gylenistëve”, “presim ndjekje penale edhe për ata që urdhëruan”

Autori: Halil Berisha 11:13 | 09 September 2019

Ditë më parë Inspektorati Policor i Kosovës, përkatësisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve dërguan kallëzime penale për 22 zyrtarë të Policisë së Kosovës, të përfshirë në rastin e njohur si “Gylenistët”.

Këto kallëzime penale u dërguan në Prokurorinë Speciale të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, avokati i familjeve të shtetasve turq që u deportuan për në Turqi, Urim Vokshi, për gazetën inFokus, ka thënë që presin nga prokuroria që të mos ndalen veç tek zyrtarët policor.

-Advertisement-

“Po presim nga prokuroria mos me u fokusu vetëm tek ata, por edhe në hallkën e zingjirin komandues, e kuptojmë që IPK nuk ka autorizime ndaj të tjerëve, por Prokuroria duhet me i hetu edhe organet tjera”, ka thënë Urim Vokshi.

Megjithatë, Vokshi thotë që kjo nuk do duhet të i amnistonte policët, pasi ata hapur kanë shkelur ligjin duke respektuar një urdhër të kundërligjshëm.

“Ata nuk i kanë leju me komuniku as me avokatin e as me familjet, kështu që një urdhër i tillë, nuk mundet me u arsyetu, pasi nuk i kanë lejuar çasje tek avokati e as tek familjet, kështu irdëhri ishte i kundërligjshëm dhe si rrjedhojë Porkuroria duhet me i hetu e me ngritë aktakuzë edhe për ta por edhe për zingjirin komandues të cilët lëshuan një urdhër të tillë”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera