Sport

Flet Ardian Nuhiu pas gjilanasve iu fiken ‘dritat’ në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 28 April 2021

Skuadra e Dritës ka bërë një hap falës drejtë mbrojtjes së titullit kampion, shkruan Gazeta inFokus.

Gjilanasit janë ndalur në barazim 1-1 në udhëtim te Besa e Pejës, në duelin e vlefshëm për xhiron e 31-të në Superligë.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili ka thënë se sot kanë bërë një hap falës drejtë titullit.

-Advertisement-

“Ishte një goditje humbja ndaj Prishtinës. Ndeshje të tilla dijnë të jenë të rrezikshme siç ndodhi sot, bëmë një hap fals, gjithçka që kemi menduar për komplet vitin. Mund të jetë gabim fatal”, tha fillimisht Nuhiu.

Tutje ai tha se lojtarët kundërshtar e respektuan kampionatin.

“Në momentin që mendon që do jetë lehtë, lojtarët kundërshtarë respektuan kampionatin. Ne sot nuk kishin freskinë e duhur dhe nuk ishim të saktë. Nuk arritëm të marrim më të mirën”, theksoi tekniku shkupjan.

Me pas Nuhiu tha se nuk do të dorëzohet deri në fund, pavarësisht se tashmë fati nuk është në duart e tyre.

“Duke parë edhe sa ndeshje kanë mbetur nuk diskutohet, por ne nuk do të dorëzohemi deri në fund, do të mundohemi të rikthehemi sa më shpejtë në ndeshjet e mbetura, tashmë fati ynë nuk është në duart tona”, tha Nuhiu pas ndeshjes për Art Sport.

Pas kësaj humbje, Drita ka zbritur në pozitën e tretë me 65 pikë, dy me pak se Ballkani që kryeson dhe një me pak se Prishtina që renditet e dyta./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera