Lajme

Flet aktivisti Veron Hasani i cili u sulmua nga truprojat e Thaçit, jep detaje sesi ndodhi rasti

Autori: Gazeta inFokus 00:02 | 04 June 2020

Aktivisti Veron Hasani pasi ka iniciuar padi në polici bashkë me avokatin Tomë Gashi ka folur para mediave.

Aktivisti Veron Hasani ka thënë se truprojat e presidentit Hashim Thaçi i janë sulur atij dhe shokëve derisa kanë ushtruar dhunë.

“Kemi shkuar në QKUK për t’u trajtuar. Do t’i ndjekim penalisht ata persona për dhunën e ushtruar ndaj meje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

-Advertisement-

Hasani thotë se nuk ka pasur komunikim verbal me truprojat e Thaçit derisa ata e kanë sulmuar pa u prezantuar.

“Nuk kam pasur komunikim. Ata erdhën drejt nesh pa i njohur fare kush janë”.

Aktivisti thotë se nuk kanë pasur qëllime për ta sulmuar Thaçin por vetëm për t’i shprehur disa mesazhe.

Hasani thotë se në Inspektoratin Policor të Kosovës është pyetur për dhunën që është ushtruar ndaj tij.

Ndërkohë avokati i Hasanit, Tomë Gashi thotë se tashmë është iniciuar rasti ndaj dy truprojave të Thaçit dhe se Veron Hasani është ftuar si i dëmtuar e jo si i dyshuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera