Lajme

Flet Agron Mustafa: I kam video dëshmitë që më sulmuan

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 30 December 2017

Drejtori i Vala-së, Agron Mustafa ka dhënë versionin e tij pas sulmit qe kishte sot nga dy policë, Avni Berisha dhe Nazim Sahiti, drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsionit.

Në një bisedë përmes telefonit, Agron Mustafa, ka thënë për portalin Infokusi se ai është sulmuar fizikisht dhe për këtë ka deshmi të incizuara nga telefoni.

“Ende jemi në polici. Janë të pavërteta deklaratat që po jep Nazim Sahiti. Unë jam sulmuar nga polici i njohur si Tarkani dhe Nazim Sahiti i cili i ka asistuar dhe ndihmuar. Tani jam duke u marrë në pyetje por jam i zhgënjyer se cfarë po tentohet të bëhet. Sikur ka një tendencë që rasti të kthehet në të kundërten. Realiteti është se, Tarkani i ndihmuar nga Nazim Sahiti me kanë sulmuar dhe për këtë kam fakte të inxhizuara”, ka thënë Mustafa për portalin Infokusi.com

-Advertisement-

Ndryshe ai ka treguar se ka marrë edhe lendime trupore dhe ka dhimbje edhe në këto momente, por po qëndron në statcion të policisë për t’i kryer të gjitha procedurat e marrjes në pyetje./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera