Lajme

Flet Agim Veliu: Rashit Qalajn e shkarkoi vetë Avdullah Hoti

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 16 October 2020

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu është deklaruar rreth shkarkimit nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Në një prononcim për “Indeksonline”, numri një i MPB-së ka thënë se largimi i Qalajt nga detyra është bërë për shkak të performancës së tij.

“Në përputhje me ligjin është bërë lirimi nga detyra nga kryeministri, ashtu siç është e përcaktuar me ligj”, është shprehur ai.

-Advertisement-

I pyetur se a lidhet me rastin e arrestimit të nënkryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Istogut, Veliu ka hedhur poshtë këto konkludime.

“Jo, nuk ka asnjë lidhje me atë rast”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera