Sport

Flet Agim Ademi për fotot e Aro Muricit me femra

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 12 October 2020

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur për fotot e fundit që po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Në mediet tona po qarkullon lajmi se mbrëmë pati festë në hotelin ku po qëndrojnë futbollistët e Kombëtares së Kosovës, me protagonistin kryesor portierin Arijanet Muric.

Siç shihet në foto, Muric është i shoqëruar nga dy vajza tërheqëse, të cilat edhe i kanë postuar fotot në profilet e tyre private. Aty vërehet edhe një shishe e cila në shikim të parë duket të jetë alkoolike.

-Advertisement-

Të gjitha këto, i pari i FFK-së i ka mohuar

”Nuk ka pasur pije alkoolike, kqyreni mirë. Nuk ka shansa me pasë pijë alkoolike”, deklaroi fillimisht Agim Ademi për lajmi.net.

Ndërsa për vajzat që shihen në foto, ai u shpreh: ”Hoteli është i hapur për këdo, po leni këto sene allahile”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera