Lajme

Flet Adem Mikullovci: Ja si do të veproj nëse arrihet marrëveshja PAN- AKR!

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 03 September 2017

Kryesuesi i Parlamentit të Kosovës Adem Mikullovci, ka thënë për gazeta Blic se ende nuk ka datë për seancën konstituive.

Mirëpo, sipas tij, nëse koalicioni PAN dhe AKR kanë arritur ndonjë marrëveshje, ata duhet ta lajmërojnë atë.

“Nëse koalicioni PAN dhe AKR kanë arritur ndonjë marrëveshje ata duhet të më njoftojnë për këtë dhe une do ta caktoj datën për mbajtjen e seancës konstituive”, tha Mikullovci për Gazeta Blic.

-Advertisement-

Mikullovci shtoi se deri më tash nuk ka vendosur për ndonjë datë se kur do të mbahet vazhdimi i seancës, por një vendim të tillë do ta marrë duke u konsultuar me partitë politike në vend.

“Ende nuk kam vendosur për datën por një vendim të tillë do ta marrë bashkarishtë me partitë poltike, dhe jo vet”, pohoi Mikullovci.

Nderkohë RTK ka raportuar se sapo është arritur marrëveshja e koalicionit në mes të PAN-it dhe të Aleancës Kosova e Re.

Burime të Radiotelevizionit të Kosovës, kanë bërë të ditur se para pak çastesh është arritur kjo marrëveshje.Siç raporton RTK, vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës do të mund të mbahet të enjten ose të premten.

Mirëpo për Gazeta Blic, Sekretari i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli, ka theksuar se s’ka asnjë marrëveshje.“Nuk po i kuptoj këto deklarata aspak, ne nuk kemi asnjë marrëveshje me PAN-in, dhe as nuk jemi në bisedime”, tha shkurt Pacolli në një deklaratë për Gazeta Blic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera