Flet 20-vjeçarja që u dhunua nga vjehrri
Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 21 September 2020
Një 20-vjeçare me inicialet R.K nga Peja ishte rrahur në mënyrë sistematike nga bashkëshorti me inicialet B.M me të cilin është e martuar tash e dy vite.
Madje, nga rrahja që kishte marrë nga burri i saj e kishte quar atë në alivanosje. Për shkak të problemeve me burrin ishte detyruar të përdorte edhe qetësues.
Por, këto nuk janë arsyet pse R.K i është drejtuar policisë së Kosovës për të kërkuar ndihmë.
Atë e kishte ngacmuar seksualisht vjehrri i saj me inicialet I.M në shtëpinë e tyre në Pejë.
Madje ky i fundit kishte tentuar që me dhunë ta lë shtatzënë të rejën e tij. Deklaratë që ajo ka dhënë në stacionin e policisë e ka siguruar gazeta Objektiv.
“Arsyeja që unë kam ardhë në Polici është se tani m’u kanë fillu me mu paraqit probleme edhe me vjehrrin tim, i cili një ditë derisa ishte në shtëpi, para ditëlindjes sime me datën 14.01.2020 deri sa në shtëpi kam qenë unë e vetme së bashku me djalin e kunatit tim i moshës 3-4 vjeçare, vjehrri im Isufi më ka puthë në buzë dhe rreth qafës, unë i kam reagu me fjalët se çka je ka bon kështu dhe jam munduar të largohem prej tij”, ka deklaruar R.K.
20 vjeçarja ka deklaruar se për ngacmimet nga vjehrri i saj posedon edhe video incizime në telefon.
“Unë kam arritë që të bëjë incizim me telefonin tim, fjalët e vjehrrit i cili i drejtonte ka unë, këto dhe disa nga videot e tjera të cilat unë i kam në telefon e poashtu ia kam dërguar motrës time në Prishtinë. Ku ai ka kërkuar nga unë që të kemi marrëdhënie seksuale, që unë me mbet shtatzënë me të, e ai më thojke që veç na me e provu se nuk është kurgjë, krejt këto janë të incizuara në tel. Ai insistojke me fjalët, çka bohet me e provu me kry marrëdhënie mes vete. Unë i thosha se çka janë këto fjalë, kjo është tmerr, çka je ka lyp ti prej meje, qysh mundesh me lyp diçka ashtu marre po më vjen mu prej teje çka je ka thush”, tha ajo.
Pos ngacmimeve nga vjehrri, vajza nga Peja thotë se ishte rrahur brutalisht nga bashkëshorti i saj, për të cilin e kishte lënë familjen për tu martuar me të.
“Unë në mënyrë sistematike (herë pas here) kam qenë e rrahur fizikisht nga bashkëshorti im, problemet kanë filluar kryesisht kur unë ia kontrollojsha telefonin atij, dhe ia gjejsha bisedat me femrat e tjera, aty fillojke edhe debati mes neve, ai më suklmonte dhe më goditte me grushta. Shprehinë më të madhe e ka pasë të më godas edhe me dy duar, ka pasë raste që për shkak të dhunës më ka qit në të ligt (jam alivanosë) prej të goditurave”, përfundoj R.K, raporton gazeta Objektiv.
Për veprat ngacmim seksual edhe dhunë ne familje të shtunën babë e bir u arrestuan nga policia. Por, Gjykata Themelore në Pejë, të hënën ua ka caktuar atyre vetëm masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.
Të tjera
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...
-
Abdixhiku organizon tubime përkrahëse për eurodeputetët mbështetës të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kë...
-
Osmani takohet me ambasadorin francez, u diskutuan mbajtja peng e kosovarëve dhe arrestimet e policëve në zonat kufitare
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliv...
-
DASH thirrje autoriteteve serbe për transparencë: Arrestimi i policëve të Kosovës përshkallëzon situatën
Nga orët e para të së mërkurës, mbi 300 qytetarë të Kosovës ishin bllokuar në...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën sot
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa proj...
-
Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lu fte
Policia serbe ka arrestuar sot një kosovar me pretendimet se i njëjti ka krye...
-
Çështja e dinarit: Besnik Bilslimi flet pas takimit tre palësh në Bruksel
Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje të enjten edhe rundi i ri dhe i katërt në...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa proj...
-
Hovenier kërkon lirimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, kërkoi që autoritetet serbe ...