Fle në tokë në mungesë të një krevati për sëmundjen e rrallë, familja e 50-vjeçarit apel për ndihmë
Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 27 January 2020
50-vjeçari Shkëlqim Tafili nga fshati Hambar i Fierit ka lindur me probleme me gjymtyrët. Gjatë gjithë jetës së tij ai ka qenë i detyruar të qëndrojë në shtrat, në pamundësi për të ecur.
Krahas sëmundjes që ka qenë bashkudhëtarë me të për 50 vite rresht, Shkëlqimi është i detyruar të përballojë dhe varfërinë. Në pamundësi për të pasur një krevat të posaçëm për të sëmurë, 50-vjeçari fle në tokë, pasi në divan ai nuk mund të qëndrojë për shkak të konstruktit të trupit dhe problemit që ai ka me gjymtyrët.
Shkëlqimi thotë se prej 30 vitesh i është dashur që të fle në tokë.
“Jeta ime kështu shkoj, por unë nuk kam as para. Nuk kam as krevat, vajta dhe në Tiranë dhe asgjë nuk më dhanë”, thotë Shkëlqim Tafili
Nëna e tij, Ronja Tafili një grua e moshuar mbi 70 vjeçe thotë se bashkë me djalin marrin 200 mijë lekë të vjetra pension, me të cilat nuk mund të përballojë dot jetesën. Mes lotësh tregon mbi sëmundjen e djalit të saj dhe sesa e vështirë është për të që të kujdeset për një të paralizuar mes varfërisë që i shoqëron.
“Vetëm marrim 100 mijë lekë unë dhe 100 mijë lekë djali pension. Tani nuk e ngre dot, e marr zvarrë dhe e çoj në banjë, është bërë gjak nga kurrizi. 50 vjet, ashtu ka lindur. në divan nuk fle dot, ai bie dhe ja fle atje (në dyshme) dhe i dhembin kockat “, tha Ronja Tafili.
E moshuara bën apel për ndihmë pasi nuk arrin të plotësojë dhe kushtet minimale për djalin e saj. “Nuk dua Saraje” thotë ajo, ”por vetëm ndihmë”.
“Kërkojmë ndihmë, ndonjë lekë se nuk duam saraje ne”, tha nëna.
Vojsava Tafili, kunata e 50-vjeçarit tregon mbi vuajtjet që kjo familje po kalon mes sëmundjes dhe varfërisë. Ajo kërkon ndihmë që të paktën të sigurohet një krevat i posaçëm në mënyrë që të mos qëndrojë më përtokë.
“Që kur ka mardhur këtu, ky kështu ka hequr. Të paktën një ndihmë të vogël, të jetojë dhe ai si gjithë njerëzit se nuk po fle njëherë në krevat”, tha Vojsava Tafili
Personat të cilët janë të interesuar të ndihmojnë këtë familje të kontaktojnë me Report TV dhe Shqiptarja.com.
Të tjera
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...
-
Ramush Haradinaj dekalron pasurinë: Vetëm shtëpitë dhe vila e tij kanë vlerë mbi 1.2 milion euro (Dokument)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në A...
-
Memli Krasniqi deklaron pasurinë: 65 mijë euro në Bitcoin, shtëpi 180 mijë euro e banesë 120 mijë euro (Dokument)
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të shtunën, deklarimet e pasurisë s...
-
Në 25 vjetorin e rënies, Haradinaj kujton heroin Selman Lajçi dhe të rënët e Brigadës 136 “Rugova”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Në Podujevë arrestohet dhe më pas lirohet një person që dyshohet se po bashkëjetonte me një të mitur
Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për bashkëjetesë me një t...
-
Këto janë gjetjet e Themelores së Prishtinës në rastin e “53 milionëshit”, ku Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim
Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ...
-
Kryeministri Albin Kurti në Berlin më 25 prill, gazetari gjerman zbulon agjendën
Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të...
-
Ndërron jẻtë në QKUK burri që u aksidẻntua para rreth një jave në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi që ishte aksidentua...
-
Vuçiq në konferencën e përbashkët me O’Brien: Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar në konferncën për media ...
-
O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngẚcmoi ṣeksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar sek...
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...