Lajme

Flasin nga RTK-ja, tregojnë pse nuk do të transmetohet ndeshja në mes të Kosovës dhe Guineas

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 08 June 2021

Radio Televizioni i Kosovës, të martën nuk do të transmetojë ndeshjen miqësore në mes të Kosovës dhe Guineas.

Ani pse ka një kotratë për transmetimin e këtyre ndeshjeve, kjo e fundit nuk do të transmetohet ndërsa sipas drejtorit të RTK-së, Festim Kabashi kjo po ndodh për shkak se data për këtë ndeshje nuk është e caktuar në faqen zyrtare të ndeshjeve miqësore nga UEFA.

Kështu të paktën ka deklaruar, Kabashi për Gazetën inFokus.

-Advertisement-

“RTK e bartë të drejtën dhe ka obligim kontraktual nga UEFA, që të transmetojë vetëm ndeshjet miqësore zyrtare, që Kosova i zhvillon në kuadër të dritares së miqësoreve (datave) të caktuara nga UEFA. RTK nuk i ka ne planifikim buxhetor ndeshjet stërvitore andaj e ka te vështire proceduralisht blerjen e te drejtave për ndeshje te tilla qe caktohen ad-hoc”, ka thënë Kabashi për inFokus.

Mirëpo sipas tij sonte do të transmetohet ndeshja miqësore e Shqipërisë, lojë kjo e cila ekziston në listën e ndeshjeve zyrtare.

“Ndeshje zyrtare miqësore sonte ka Shqipëria nga ora 20:15 te cilën RTK e transmeton ne kuadër te obligimit kontraktual’, ka shtuar ai.

Ndërsa kjo është faqja zyrtare e UEFA-s ku janë të listuara ndeshjet zyrtare./Gazeta inFokus/

https://www.uefa.com/uefaeuro-2020/friendlies/matches/#/mt/2021/06

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera