Lajme

Flasin nga Prokuroria për kërcënimin ndaj Vjosa Osmanit

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 02 July 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar përmes rrjetit social Twitter nga një person.

Gazeta Online “Reporteri.net” nga burime brenda Policisë së Kosovës e kanë konfirmuar këtë gjë.

Edhe Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka raportuar për një rast kërcënimi në gjuhën angleze përmes llogarisë të rrjetit social Twitter.

-Advertisement-

“Kanosje. Sheshi Ibrahim Rugova, Prishtinë, 23.06.2020-16:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twiter ka ardhur një kërcenim në gjuhën angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Burime të Reporteri.net bëjnë me dije se rastin në polici nuk e ka raportuar kryeparlamentarja Osmani, por një nga këshilltarët e saj, andaj edhe në raport të policisë thuhet se ankesa është bërë nga një mashkull.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themlore në Prishtinë ka konfirmuar për Reporteri.net se prokurori kujdestar është njoftuar për rastin në fjalë.

“Duke ju referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se prokurori kujdestar është njoftuar nga Policia e Kosovës lidhur me këtë rast, me urdhër te njëjtit është iniciuar si ‘Kanosje’, si dhe, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për sqarimin e rastit në fjalë”, ka thënë Ulaj për Reporteri.net.

Kujtojmë se sot Reporteri.net ka telefonuar edhe kryeparlamentaren Osmani për të marrë një përgjigje nga ajo nëse është kërcënuar por nuk e ka hapur telefonin. Osmani deri në këto momente nuk ka kthyer përgjigje as në mesazh në pyetjen që i është dërguar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera