Lajme

Flasin nga Presidenca, tregojnë kur do të udhëtoj Osmani për SHBA

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 07 April 2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, shumë shpejt pritet të shkojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shefi i Stafit të Presidencës, Blerim Vela ka thënë se Osmani do të zhvillojë takime të niveleve të ndryshme.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dyert e hapura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në muajin prill dhe maj do të ketë vizitë në SHBA, do të ketë takime të niveleve të ndryshme, qoftë me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe të Kongresit Amerikan. Ajo ka ftesë nga zyrtarë të ndryshëm të Shtëpisë së Bardhë që të ketë takime me ata”, ka thënë Vela në Rubikon të Klan Kosovës.

-Advertisement-

Ai ka folur edhe për fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Kosovës me MCC-në.

“Procesi teknik i arritjes së marrëveshjes me MCC-në për programin Compact, procesi negociator fillon në javën e parë të muajit maj, gjatë kësaj periudhe do të bëhet finalizimi i paketës së programit dhe financimi, nënshkrimi i marrëveshjes pritet të ndodh ose nga fundi i verës apo nga mesi i verës, do të varet nga kjo dinamikë”, ka thënë Vela./kk

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera