Lajme

Flasin nga policia për vrasjen tjetër në Prishtinë, 52 vjeaçin që u therr me thikë

Autori: Gazeta inFokus 23:38 | 29 November 2023

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në rrugën ‘Ali Vitia’, ku një person dyshohet se ka therur për vdekje vjehrrin e tij shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin e ka konfirmuar për Infokus zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se viktima nuk ka mundër të I përballoj plagët dhe ka ndërruar jetë.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 22:00  policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore.  Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga  arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë në kërkim të personit të dyshuarit ( i identifikuar) si dhe kanë nisë hetim për  ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka deklaruar Ahmeti për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës

Të tjera