Sport

Flasin nga Paris Saint German: Ka ardhur koha që Mbappe të vendos

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 25 February 2021

Drejtori sportiv i Paris Saint German, Leonardo, ka thënë se është koha që ylli i skuadrës, Kylian Mbappe, të vendos për të ardhmen e tij, shkruan Gazeta inFokus.

21 vjeçari vazhdon të jetë në vëmendjen e mediave për një kalim të mundshëm në Real Madrid.

“Jam habitur me atë se çfarë është folur për Mbappen”.

-Advertisement-

“Ai ende e ka edhe një sezon të plotë (në kontratë). Statusi i tij në klub është seç herë e më i rëndësishëm dhe ai vazhdimisht po merr më shumë përgjegjësi mbi supe. Ka kohë që ne jemi duke biseduar me të dhe koha për ta marrë një vendim ka ardhur”, ka deklaruar Leonardo.

Kujtojmë që në garë për transferimin e Mbappes, përveç Real Madridit, thuhet të jetë edhe Liverpooli./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera