Lajme

Flasin nga Nisma pas vendimit të PZAP-së: Do të ankohemi në Gjykatën Supreme

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 26 January 2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka miratuar pjesërisht ankesën e Nismës Socialdemokrate për moscertifikim nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Sipas vendimit, tek kjo parti është certifikuar lista, por pa emrat e 12 kandidatëve për deputetë.E ndaj këtij vendimi, Nisma Socialdemokrate do të ankohet në Gjykatën Supreme.

Kështu ka thënë për GazetaBlic anëtari i kryesisë së kësaj partie, Zafir Berisha.

-Advertisement-

“Presim edhe mendimin e Gjykatës Supreme ku do të ankohemi për vendimin e PZAP-së, varësisht nga vendimi i Gjykatës Supreme edhe do të veprojmë, duke respektuar organet dhe vendimet e tyre. Përfaqësuesit e Nismës kanë bërë shumë për shtet të lirë dhe ligjor”, është shprehur Berisha.

Ndryshe, Vesel Krasniqit, Besnik Berishës, Filloreta Bytyçit, Valentina Alijajt, Xhafer Berishës, Aziz Thaçit, Musa Fetahajt, Hasime Dakës, Fatmir Gërdellajt, Vehbi Avdullahajt, Endrit Shalës dhe Ardian Nokajn, janë kandidatët që s’janë certifikuar nga KQZ për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Pranohen pjesërisht rekomandimi i ZRPPC-së, certifikohet subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LV), lista e kandidatëve për deputet të subjektit politik, me përjashtim të kandidatëve të lartcekur si në pikën –I-, të dispozitivit të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e PZAP-së.Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka vendosur që të mos u lejohet kandidimi 47 kandidatëve për deputetë nga partitë politike, raporton GazetaBlic.Me këtë rast, të gjithë këta kandidatë, sipas vendimit të PZAP-së, s’mund të zëvendësohen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera