Lajme

Flasin nga KQZ-ja, tregojnë se kur mund të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 00:13 | 03 March 2021

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka lënë të hapur mundësinë që të mërkurën të përmbyllet gjithë procesi i numërimit të votave dhe KQZ-ja të shpallë rezultatet përfundimtare.

Elezi, ka thënë se nuk mund të thuhet me saktësi se procesi do të përfundojë të mërkurën, por ka mundësi që kjo të ndodhë.

Të martën nisi numërimi i votave nga diaspora pas përfundimit të atyre me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

-Advertisement-

“Besoj që nëse arrijmë që brenda një kohe optimale gjatë ditës së mërkurë të përmbyllim procesin e numërimit, KQZ-ja do të mund të shpallë rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Elezi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera