Lajme

Flasin nga Gjykata e Pejës: Kjo është e vërteta për “aktakuzën” ndaj Gazmend Muhaxherit

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 08 May 2017

Gjatë ditës është raportuar se Gjykata Themelore në Pejë ka ngritur një aktakuzë ndaj kryetarit të kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Por sipas zëdhënësit të komunës, Elgelbert Zefaj, nuk ka diçka të tillë dhe se lajmin për aktakuzë e kanë marrë nga mediat, njofton Klan Kosova.

“Nuk ka ndonjë aktakuzë zyrtare ndaj kryetarit, Gazmend Muhaxheri”.

-Advertisement-

“Ai ka qenë në një udhëtim jashtë vendit, sonte do të kthehet. Nuk ka ndonjë dokument që tregon se ka aktakuzë ndaj tij”, ka thënë Zefaj pë klankosova.tv.

Klan Kosova ka provuar për disa orë të kontaktojë me dikë nga Gjykata Themelore e Pejës, por edhe vet Muhaxherin, por kjo ka qenë e pamundur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera