Lajme

Flasin familjarët e 15 vjeçares e cila u tentua të dhunohej nga pjesëtari i FSK’së

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 09 February 2019

Në Gjilan po mbahet në ndalim një person. Ai u arrestua pasi fillimisht gënjeu policinë se ishte sulmuar dhe më pas doli se kishte provuar të keqtrajtonte seksualisht një vajzë.

Shkoi në polici të raportoi sulmin ndaj tij por ankesa në polici iu kthye bumerang. Pjesëtari serb i Forcës së Sigurisë së Kosovës me inicialet M.S. përfundoi vetë në pranga ani se u ankua të jetë sulmuar derisa po lëvizte me veturë private në një rrugë në Mogillë të Kllokotit.

Por doli se burri nga Parteshi këtu e mori një të mitur po ashtu serbe në veturën e tij e të cilën tentoi ta keqtrajtoi seksualisht. Por reaguan shpejt familjarët e saj.

-Advertisement-

Gjyshja e 15 vjeçares tregon se e tëra ndodhi në dalje të shtëpisë.

“Këtu ka ndodhur, para dyerve. Çfarë ka kërkuar që të vijë këtu para derës që të maltretojë vajzën burri i martuar dhe babai i fëmijëve’, tha ajo.

Me të kuptuar se personi ua mori mbesën ata u ngutën t’i dalin në ndihmë.

Në raportin e policisë së të shtunës thuhet se i dyshuari për të cilin një ditë më parë u tha se ishte sulmuar dhe kishte pësuar lëndime të lehta tani është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

Në familjen e të dyshuarit nuk pranuan të komentojnë ndodhinë.

As prokuroria në Gjilan gjatë ditës nuk ishte e qasshme.

Ndërkohë në FSK i thanë Klan Kosovës se M.S. është pjesëtar i këtij institucioni ndërsa po presin që organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre që më pas të marrin masa në bazë të rregullores së brendshme.

Pas ndodhisë, e mitura kishte marr trajtim mjekësor në spitalin e Gjilanit e të shtunën ishte në shtëpi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera