Sport

Flamurtari thyen rekord, kalon 1000 km për 12 ditë

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 26 March 2020

Futbollistët e Flamurtarit kanë stërvitur individualisht që nga pezullimi i Superligës së Kosovës, shkaku i përhapjes së coronavirusit, shkruan Gazeta inFokus.

Me ide të trajnerit kondicional Sashe Velianovski dhe përkrahje të shtabit teknik të “kuqezinjve”, 25 lojtarëve u është instaluar një program në telefonat e tyre, përmes të cilit trajnerët e kanë parë gjithë aktivitetin e futbollistëve, në kohë reale.

Përgatitjet e kësaj faze, janë karakterizuar me ushtrime të ndryshme pa top si dhe me vrapime të gjata, të cilat kanë zgjatur nga një orë në ditë.

-Advertisement-

Gazeta inFokus, nga burime brenda Flamurtarit, ka arritur të sigurojë distancën që e kanë vrapuar lojtarët e ekipit që drejtohet nga trajneri, Sunaj Keçi.

Brenda 12-të ditësh, 25 lojtarët e Flamurtarit kanë vrapuar 1000 kilometra, duke e përfunduar me suksese këtë fazë të përgatitjeve, në të cilët hyjnë edhe disa stërvitje të veçanta para vrapimeve.

Mesatarja e vrapimit për lojtarë brenda 12 ditësh, është 40 kilometra.

Ekipin nga kryeqyteti, pritet të vazhdojë me planin tjetër, derisa të kalojë virusi Covid-19, që e ka izoluar jo vetëm futbollin e Kosovës, por edhe të mbarë botës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera