Sport

Flamurtari – Prishtina, ja statistikat në 5 ndeshjet e fundit mes dy skuadrave

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 17 August 2019

Sot fillon edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll.

Në javën e parë të këtij edicioni do të ndeshen edhe dy ekipet e kryeqytetit Flamurtari dhe Prishtina.

Prishtina vitin e kaluar u rendit e dyta në renditjen tabelare, ndërsa Flamurtari në fund i shpëtoi barazhit duke u renditur në pozitën e 6-të.

-Advertisement-

Në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara në Superligë mes këtyre dy skuadrave, skuadra e Prishtinës ka shënuar tri fitore, ndërsa ajo e Flamurtarit vetëm një dhe atë sezonin e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 3:0, shkruan KosovaPress.

Ndërsa në këto pesë ndeshje të zhvilluara vetëm një ndeshje ka përfunduar pa fitues.

Ndeshja mes këtyre dy skuadra zhvillohet në stadiumin “Xhemail Ibishi” me fillim nga ora 17:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera