Lajme

Flamuri kuqezi dhe tullumbacet pushtojnë qiellin e Tiranës në Ditën e Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 28 November 2024

Në sheshin “Skënderbej” të mbushur plot me qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, u zhvillua sot ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit kombëtar, duke shënuar 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Atmosfera festive, e ngjyrosur nga emocionet dhe krenaria kombëtare, u ngrit në lartësi me tingujt e Himnit Kombëtar, i interpretuar nga Banda Frymore.

Flamuri kuqezi u valëvit krenar mbi sheshin ikonik të kryeqytetit, ndërsa të pranishëm ishin kryetarë bashkish nga të gjitha trevat shqiptare, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

-Advertisement-

Pika kulminante ishte kur qielli i Tiranës u mbulua nga mijëra tullumbace kuqezi, duke krijuar një spektakël të mrekullueshëm. Për disa çaste, atmosfera solemne u pasua nga duartrokitje dhe entuziazmi i pjesëmarrësve, të cilët e përjetuan këtë ditë historike si një akt simbolik të shpresës dhe bashkimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera