Lajme

Flamuri kombëtar që u hoq nga prifti serb rivendoset në Koshare

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 15 October 2020

Sot në mesditë, u largua flamuri Kombëtar në Koshare, nga një prift serb.

Në media janë publikuar pamje ku shihet se është rikthyer flamuri në vendin ku ishte më parë. Ndërkohë për këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të inicioi hetim dhe padi për priftin serb.

Në një video të publikuar sot nga gazeta serbe “Novosti”, prifti, i shoqëruar nga dy miq të tij, u ngjit në tavanin e kullës dhe hoqi flamurin shqiptar, që kishte atje që nga koha e luftës.

-Advertisement-

“Meqenëse isha sipër, pashë drejt flamurin, atë shqiptar, i cili fluturon nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe iu afrova dhe e hoqa”, ka thënë prifti serb.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera