Lajme

Flamujt në gjysmështizë dhe turmat jashtë pallatit Buckingham, çfarë po ndodh në Angli pas vdekjes së Mbretëreshës

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 08 September 2022

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II ka treonditur Britaninë e Madhe dhe mbarë botën, teksa në ishull kanë filluar përgatitjet për nderimet e fundit të monarkes më jetëgjatë.

Flamujt janë ulur në gjysmështizë, ashtu siç e kërkon rregulli në një rast të tillë.

Ndërkohë, jashtë Pallatit Buckingham janë mbledhur turma të mëdha me njerëz, të cilët vajtojnë vdekjes e Mbretëreshës 96-vjeçare.

-Advertisement-

Njerëzit filluan të shkonin para pallatit që në momentin që u dha lajmi se gjendja e Mbretëreshës nuk është më e mirë, ndërsa numrat janë shtuar.

Elizabeth II u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare në Kështjellën Balmoral në Skoci. Gjatë ditës së sotme atje shkuan me urgjencë anëtarët e familjes mbretërore, që nga Pirnci Charles e deri te Princi William e vëllai i tij Harry. /abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera