Lajme

Flamuj të LGBTIQ+ vendosen pranë Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 12 October 2020

Flamuj që përfaqësojnë komunitetin LGBTIQ+ janë vendosur pranë objektit të Qeverisë së Kosovës për nder të “Javës së krenarisë”.

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se vendosja e flamujve është bërë për të treguar simbolikisht mbështetjen institucionale dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
“Angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, me një përkrahje të madhe të partnerëve ndërkombëtarë, ka treguar një rritje të vazhdueshme të veprimtarive që kanë avancuar të drejtat e qytetarëve të këtij komuniteti. Si rrjedhojë, sot në vendin tonë në të gjitha ndërtesat qeveritare janë vendosur flamuj shumëngjyrësh, simbolikë kjo e mbështetjes institucionale dhe respektimit të universalitetit të të drejtave të njeriut dhe parimit themelor të barazisë dhe mos diskriminimit”, ka shkruar Hoti.

Ai gjithashtu ka treguar se çfarë kanë bërë për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të anëtarëve të kominitetit LGBTIQ+.

-Advertisement-

“Në këtë kontekst, Republika e Kosovës ka konsoliduar kornizën ligjore me Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi, i cili siguron promovimin dhe mbrojtjen e të gjitha grupeve të margjinalizuara në shoqëri, duke përfshirë edhe komunitetin LGBTIQ+. Pra, promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave të komunitetit LGBTIQ+ është një përgjegjësi integrale e të gjitha institucioneve në vend”, ka shkruar Hoti.

“Grupi Qeveritar Koordinues dhe Këshillëdhënës, si një nga mekanizmat më të larta institucionale i udhëhequr nga Zyra e Kryeministrit / Zyra për Qeverisje të Mirë, në vazhdimësi ka pasur dhe do të ketë mbështetjen time për nismat dhe veprimet të cilat qojnë drejt përmbushjes së nevojave dhe të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ konform të drejtave kushtetuese, ligjore dhe standardeve evropiane për të drejtat e njeriut”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera