Lajme

Flaka Surroi e bën për “pesë pare” Xhavit Halitin!

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 14 June 2017

Publicistja Flaka Surroi ka reaguar ndaj një deklarate të Xhavit Haliti, i cili kishte thënë se nuk ka nevojë Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj që t’ia blejnë librin e profesorit Zejnullah Gruda, që ta lexoj në lidhje me demarkacionin, sepse ai këtë do ta gjejë vetë.

Surroi në një shënim në Facebook ia ka kujtuar Halitit se ishte pikërisht shefi i tij, Hashim Thaçi ai i cili e kishte mohuar dialogun për demarkacionin dhe për marrëveshjen e Brukselit.

Shënimi i plotë:

-Advertisement-

 “Haliti, dialogun për demarkacionin dhe për Marrëveshjen e Brukselit e kishte mohuar dhe shuar qysh në start shefi juaj z. Thaçi.
Është shumë joetike dhe e padrejtë që tash faji për Marrëveshjet t’u vishet atyre që me kohë ju treguan se diçka nuk është rregull me të dyja marrëveshjet.
Gjithsesi ju përgëzoj për vendimin që ta lexoni librin e profesor Grudës. Atij nuk i janë dashur më shumë se 20 faqe tekst për t’jua shpjeguar gabimet në proces, e posaçërisht gabimin kur është vënë nënshkrimi në dokument. E profesor Gruda ka qenë gjithë kohën në Prishtinë — keni mundur ta thërrisni veç njëherë, e jua kishte shpjeguar problemin.
E nëse përtoni ta lexoni librin, shikojeni intervistën e tij në Rubikon. Vështirë se do të gjeni shpjegim”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera